Ekipi i Kolegjit Tempulli në përgatitje finale për workshopin për trajnim të trajnerëve në Ljubljana në kuadër të projektit Erasmus+
- 11 minutes ago
- 1 min read

Ekipi i Kolegjit Tempulli, Prof. Dr. Muhamed Krasniqi, Prof. Dr. Ema Berisha Krasniqi, Dr. Sc. Mevlan Bixhaku dhe Sara Fusha Osmani. po bëjnë përgatitjet finale për pjesëmarrje në workshopin ndërkombëtar “ESG in Transport & Logistics – Training for Trainers”, i cili do të mbahet nga data 16 deri më 18 mars në Ljubljana, Slloveni, në kuadër të projektit Skills and Employment Enhancement in Green Logistics, të mbështetur nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe i implementuar nga pesë organizata nga Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, për zhvillimin e një currikule profesionale që adreson sfidat lokale socio-ekonomike dhe mjedisore, duke u përputhur me standardet evropiane.
Ky trajnim do të forcojë kapacitetet e trajnerëve në integrimin e parimeve ESG (Environmental, Social and Governance) në programet arsimore në fushën e transportit dhe logjistikës, një iniciativë shumë e nevojshme për përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe zhvillimit socio-ekonomik në rajon.
Përmes këtij workshopi, partnerët e projektit do të punojnë së bashku për zhvillimin dhe formalizimin e moduleve të para të strukturuara të trajnimit mbi ESG në sektorin e transportit dhe logjistikës, duke krijuar një bazë të re për integrimin e qëndrueshmërisë në programet e arsimit profesional.
Pjesëmarrja e Kolegjit Tempulli në këtë aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të institucionit dhe zhvillimit të programeve inovative në përputhje me prioritetet evropiane për tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet institucioneve partnere, të zhvillojë mjete praktike për integrimin e ESG në arsimin profesional dhe të mbështesë transferimin e njohurive në praktikat arsimore dhe institucionale në vendet partnere.
.png)


