Edicioni i nëntë i rivistës shkollore “Siguria në Rrugë”!
- info7836141
- Jun 17
- 2 min read
Me shumë energji, entuziazëm dhe atmosferë festive u përmbyll me sukses edicioni i nëntë i rivistës shkollore “Siguria në Rrugë”, përmes organizimit të Garës Nacionale të Ngasjes së Trotinetave, dedikuar nxënësve të klasave të para nga pesë shkolla fillore të qyteteve të ndryshme të Kosovës.
Aktiviteti përmbyllës i fushatës vjetore edukative për sigurinë rrugore u zhvillua në oborrin e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë dhe mblodhi fëmijë, mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues të institucioneve partnere.
Të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtuan:
• Prof. Muhamed Krasniqi, Drejtor i Kolegjit Tempulli,
• Nënkolonel Jeton Rexhepi, përfaqësues nga Policia e Kosovës,
• Znj. Merita Haxhiu, Drejtoreshë e shkollës nikoqire “Naim Frashëri”.
Ndërsa z. Samir Shahini, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, ndau shpërblimet, mirënjohjet dhe certifikatat së bashku me organizatorët.
Në garë morën pjesë 19 fëmijë garues, përfaqësues nga këto pesë shkolla fillore:
• Prishtinë
• Ferizaj
• Pejë
• Obiliq
• Fushë Kosovë
Fëmijët treguan përkushtim, shkathtësi dhe respektim të rregullave bazë të sigurisë rrugore, duke dëshmuar se edukimi për sigurinë mund të jetë njëkohësisht edukativ dhe argëtues.
Pas një gare të ngushtë, juria profesionale shpalli tre fituesit më të mirë:
• Vendi i parë: Erand Musolli, SHFMU “Daut Bogujevci” - Fushë Kosovë
• Vendi i dytë: Liana Uksmaili, SHFMU “Jeronim de Rada” - Ferizaj
• Vendi i tretë: Lior Osmani, SHFMU “Daut Bogujevci”- Fushë Kosovë
Fituesit u shpërblyen me medalje, certifikata, trotinete dhe helmeta.
Ky aktivitet është dëshmi konkrete se edukimi për sigurinë në rrugë duhet të fillojë që në moshë të hershme dhe të përfshijë të gjithë aktorët si shkollat, institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare, për një të ardhme më të sigurt në rrugët tona.
Faleminderit të gjitha shkollave pjesëmarrëse, mësuesve, prindërve, institucioneve bashkëpunuese dhe të gjithë atyre që kontribuan në realizimin me sukses të këtij edicioni të veçantë!