Academy Studies Regulations
Nevoja për trajtimin profesional të çështjeve dhe problematikave të cilat nderlidhen me transportin e udhëtarëve/mallrave, ka krijuar një nevojë tjetër që të realizohen trajnime të vazhdueshme me strukturë profesionale dhe me staf të përgatitur profesionalisht. Një trajnim i tillë është edhe Programi për Kompetencë Profesionale për Shofer të Udhëtarëve/Mallrave CPC-D. Ky trajnim është i akredituar nga IRU Academy dhe zhvillohet me Autorizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2013 dhe 04/2015 të MMPHI-së.
Baza ligjore për mbajtjen e trajnimit:
Programi trajnues bazohen në:
-
Direktiva EU/2003/59 e Bashkimit Evropian;
-
Ligji për transportin rrugor Nr. 2004/1;
-
Udhëzimi administrativ 10/2013
-
Udhëzimi administrativ 04/2015 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ 10/2013.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
-
Fletëparaqitja (me rastin e regjistrimit);
-
Certifikata mjekësore;
-
Dokument identifikues (letërnjoftimi ose pasaporta);
-
Patentë shoferi për kategorinë përkatëse.
-
Fletëpagesa (me rastin e regjistrimit).
Lëndët dhe përmbajta e trajnimit:
-
Rregullat e përgjithshme të komunikacionit.
-
Rreziqet për shkak të veprimeve të parregullta në komunikacion;
-
Lodhja e shoferit dhe kohëzgjatja e drejtimit;
-
Njohuritë e përgjithshme në fushën e transportit dhe administrimit;
-
Njohuritë për masat që duhet të merren në rast të incidentëve.
-
Njohuri të përgjithshme gjeografike për të përdorur hartat (kartat) gjeografike;
-
Njohuri të dokumenteve përkatëse të mjetëve dhe udhëtarëve, të përshkruara për transportin e udhëtarëve brenda vendit dhe për kalimin e kufirit.
Qëllimi i trajnimit:
Trajnimi për kompetencë profesionale për shofer të udhëtarëve/mallrave CPC-D qëllim kryesorë ka që të përgadisë shoferët me njohuritë dhe praktikat e nevojshme gjatë transportimit të udhëtarëve/mallrave, duke përfshirë të gjitha elementet të cilat sigurojnë një transport të sigurtë dhe efikas në përputhje me ligjet, rregulloret, kerkesat shkencore dhe teknike të cilat nderlidhen me transportin e udhëtarëve/mallrave.
Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet:
Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e udhëtarëve/mallrave, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para Komisionit Profesional nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës MMPHI.