top of page

Trajnime

College Lecture

Tempulli -  Aty ku mijëra rrugëtime marrin formë me punë dhe me karriera të suksesshme    

  

Fryma e trashëgimisë së pasur të Ilirëve, të cilët shquheshin për inovacion, mjeshtëri teknike dhe aftësi të shkëlqyera logjistike e tregtare, mbetet një burim i pashtershëm i frymëzimit. Si trashëgimtarë të kësaj kulture të spikatur, Tempulli vazhdon të ndërtojë programe certifikimi dhe studimi që reflektojnë këtë shpirt të guximshëm dhe inovativ. 

  

Ndërsa paraardhësit tanë dikur përgatisnin luftëtarë të guximshëm dhe mjeshtër të talentuar për t`u përballuar me sfidat e kohës së tyre, sot, ne kemi konceptuar programet tona të certifikimit në formatin më të përshtatshëm për të përgatitur të rinjtë me aftësi dhe kompetenca të avancuara. Këto aftësi sigurojnë sukses dhe qëndrueshmëri në një botë gjithnjë në ndryshim, duke adresuar kërkesat komplekse dhe profesionale të sektorëve më të kërkuar të punës. 

  

Duke bashkuar traditën dhe inovacionin, oferta e re trajnuese reflekton përkushtimin tonë për përsosmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm. E ndërtuar mbi një përvojë të konsoliduar prej dekadash, e filluar që nga viti 1992, kjo traditë shërben si sinonim i cilësisë dhe suksesit të provuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore. 

  

Programet tona të avancuara trajnuese përfaqësojnë një qasje gjithëpërfshirëse, duke ndërthurur njohuritë teorike me praktikën, në mënyrë që t’u përshtaten nevojave të një bote profesionale gjithnjë në transformim. Kjo ofertë thekson jo vetëm zhvillimin e burimeve njerëzore, por edhe krijimin e një platforme që kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të fuqishme dhe më të qëndrueshme për të gjithë sektorët, të cilët janë ofruesi me i madh i punësimit të rinisë sonë të vyeshme. 

 

Prof. Dr. Muhamed A. Krasniqi 

​PSE TË ZGJIDHNI CERTIFIKIMET E TEMPULLIT? 
​
  • Certifikime të akredituara 
    Të gjitha certifikimet dhe certifikimet dhe janë të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, duke garantuar standarde të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, që ju përshtaten kërkesave të tregut. 
     

  • Ngritje strategjike e performancës 
    Certifikimet dhe certifikimet e reja fuqizojnë burimet njerëzore, duke i pajisur ato me aftësi dhe kompetenca që përmirësojnë efikasitetin operacional dhe qëndrueshmërinë organizative. 
     

  • Zgjidhje të personalizuara 
    Duke ditur se çdo kompani ka kërkesa dhe nevoja specifike,  ne jemi të gashëm të  bashkëpunojmë për të zhvilluar planifikim strategjik dhe modele të personalizuara certifikimi. 
     

  • Programe të avancuara certifikimi për sektorë kyç si: transporti, siguria rrugore, logjistika, infrastruktura, ndërtimi, gjeodezia, industria prodhuese dhe ushqimore, energjia, minierat, tregtia, bujqësia dhe agrobiznesi. 
     

  • Konsultime të specializuara për ndërtimin e një plani strategjik certifikimesh që i përshtatet qëllimeve dhe vizionit tuaj. 
     

  • Mbështetje profesionale gjatë gjithë procesit të implementimit për të siguruar sukses të qëndrueshëm. 

CPC-(M) Menaxher

 

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në  Udhëzimin Administrativ Nr. 2006/15, të MTPT-së

CPC (D) Shofer

 

Ky program shërben për:

  • Shofer të transportit të mallrave

  • Shofer të transportit të udhëtarëve

DRG

 

Në këtë program pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi kërkesat ligjore, kufizimet operative, udhëzimet e paketimit, shënjimin …

TAHO

 

Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në Ligjin e Ri për transportin rrugor.

Instruktor i shoferëve

 

“Instruktor i shoferëve” është personi i autorizuar për aftësim të kandidatëve për shoferë nga pjesa praktike për kategorinë përkatëse

Seminarët për Shofer

 

Seminaret kanë për qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e njohurive të Instruktorëve të licencuar të shoferëve dhe janë kërkesë ligjore për plotësimin e kushteve për ...

Auto Shkolla

 

Auto shkolla është një entitet që u mëson aftësitë (trajnimin) kandidatëve për drejtues të automjeteve.

Trajnim për Operuesit e Kamionëve për Ngritje

 

Ky trajnim ofrohet për të gjithë kandidatët të cilët punojnë me kamion për ngritje.

Mbikëqyrës në Inspektimin e Automjeteve

 

Trajnimi ka për qëllim që kandidatëve t`ju ofrojë njohuri të mjaftueshme në mësimin teorik dhe punën praktike, për të qenë profesionalisht të përgatitur për punë si inspektues të licencuar në këto qendra.

bottom of page