top of page

Vizioni Zero si një projekt multi-nacional për sigurinë rrugore ka për qëllim të arrijë një sistem pa viktima dhe dëmtime serioze në trafikun rrugor. Një parim bazë i vizionit është se “Jeta dhe shëndeti nuk mund të shkëmbehen për përfitime të tjera në kuadër të shoqërisë”.

​

Vizioni Zero është i bazuar në katër parime:

  • Etika

  • Përgjegjësia

  • Siguria

  • Mekanizmat për ndryshimit

​

Vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet në trafik janë të parandalueshme,  pra nuk janë të pranueshme. Njerëzit do të bëjnë gabime, por sistemi i transportit duhet të jetë i dizajnuar në mënyrë që këto gabime të mos jenë fatale.

​

Vende të ndryshme nga mbarë bota përdorin mekanizma dhe mënyra të ndryshme për të arritur objektiven kryesore të “Vizion Zero”.

​

Tash e një kohë të gjatë edhe ne zhvillojmë aktivitete të ndryshme të cilat si qëllim kryesor kanë përmirësimin e gjendjes aktuale dhe arritjen e objektivit të këtij projekti.

​

Aktivitetet tona përfshijnë zhvillimin e kampanjave për vetëdijësim të qytetarëve, organizmin e konferencave dhe seminareve, të cilat ofrojnë një mundësi shtesë për të gjithë pjesëmarrësit që të shkëmbejnë idetë e tyre, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për t`u përballur me sfidat që lidhen me sigurinë rrugore, parandalimin e aksidenteve si dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore, transportin, sigurimin e automjeteve, prezantimin e modeleve dhe zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të ndryshme për sigurinë në rrugë.

bottom of page