Bachelor Profesional në Sigurimet, Menaxhimin dhe Inovacionin
Specializimet e ofruara:
-
Menaxhimi dhe Vlerësimi i Dëmeve
-
Ndërmarrësia dhe Inovacioni
-
Sistemet Inteligjente në Transport dhe Logjistikë
Rreth Programit
Programi trevjeçar i ofruar nga Tempulli, "Sigurimet, Menaxhimi dhe Inovacioni," synon të përgatisë studentët me njohuri teorike dhe praktike bashkëkohore në:
-
Vlerësimin e dëmeve dhe sigurime,
-
Menaxhimin e ndërmarrjeve, duke përfshirë transportin dhe logjistikën,
-
Përdorimin e sistemeve inteligjente në transport dhe logjistikë.
Misioni i programit është të ofrojë edukim cilësor përmes:
-
Mësimdhënies interaktive,
-
Hulumtimit të aplikuar,
-
Përvojës praktike.
Programi adreson nevojat e tregut të punës për profesionistë të kualifikuar dhe mbështet zhvillimin e industrisë së sigurimeve, ndërmarrjeve logjistike dhe sistemeve inteligjente.
​
Duke pasur parasysh mungesën e ekspertëve të specializuar në Kosovë për menaxhimin e dëmeve dhe sigurimet, ky program plotëson këtë boshllëk duke krijuar profesionistë të aftë për të:
-
Menaxhuar dhe vlerësuar dëmet,
-
Menaxhuar ndërmarrjet transportuese, sigurimet dhe logjistikën,
-
Zhvilluar strategji inovative për menaxhim të qëndrueshëm.
Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në gjendje të:
-
Respektojnë çështjet etike akademike dhe profesionale.
-
Punojnë në mënyrë të pavarur dhe grupore në sfida teorike dhe praktike.
-
Komunikojnë dhe prezantojnë idetë e tyre duke përdorur terminologji profesionale.
-
Zhvillojnë aftësi analitike për zgjidhjen e problemeve komplekse.
-
Analizojnë financat, investimet dhe kostot në ndërmarrje.
-
Njohin legjislacionin dhe rregulloret mbi sigurimet dhe logjistikën.
Ky specializim përgatit studentët për të menaxhuar dhe vlerësuar dëmet nga aksidentet rrugore, duke përfshirë njohjen e procedurave të sigurimeve, menaxhimin e riskut dhe vlerësimin e dëmeve materiale dhe jo-materiale. Studentët do të marrin njohuri praktike për kontratat e sigurimeve dhe promovimin e produkteve të sigurimeve.
Pas përfundimit të programit, me këtë specializim, studentët do të jenë në gjendje të:
​
-
Vlerësojnë dëmet nga aksidentet rrugore dhe ndjekin procedurat nga inicimi deri te raportimi.
-
Njohin natyrën dhe menaxhimin e riskut në sigurime.
-
Llogarisin dhe promovojnë produkte sigurimesh.
-
Kuptojnë klasifikimet dhe kontratat e sigurimeve.
-
Vlerësojnë dëmet materiale dhe jo-materiale nga aksidentet.
​
Viti I:
Semestri I
-
Teknologji Informative
-
E Drejta në Trafik
-
Komunikim Akademik
-
Gjuhë Angleze I
-
Bazat e Trafikut dhe Transportit
Semestri II
-
Transporti Rrugor
-
Etika Biznesore dhe Profesionale
-
Menaxhmenti dhe Marketingu
-
Matematikë e Aplikuar
-
Gjuhë Angleze II
Viti II:
Ndërmarrësi
-
Statistika dhe Probabiliteti
-
Menaxhimi dhe Planifikimi Strategjik
-
Hyrje në Sistemin e Sigurimeve
-
Zgjedhore: Gjuha Gjermane, Metodat e Hulumtimit, Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin
-
Semestri III
Semestri IV
-
Menaxhimi i Riskut
-
Sigurimet dhe Menaxhimi i Aksidenteve
-
Sjellje Konsumatori
-
Legjislacioni në Sigurime
-
Zgjedhore: Industria e Sigurimeve, Transformimi Digjital, E-Marketingu
​
Viti III:
Semestri V
-
Broker në Sigurime
-
Administrimi dhe Raportimi i Dëmeve
-
Vlerësimi i Dëmeve Materiale dhe Jo Materiale
-
Vlerësimi i Dëmeve në Pronë
-
Zgjedhore: Rregullimi dhe Vlerësimi i Dëmeve Ndërkombëtare, Dëmet në Sigurime dhe Aktuaristika, Shitja dhe Promovimi i Produkteve dhe Shërbimeve
Semestri VI
-
Projekt i Pavarur - Punimi i Diplomës