Bachelor Profesional në Inxhinieri Trafiku dhe Transport
Specializimet e ofruara:​
-
Trafiku dhe Transporti Rrugor
-
Trafiku dhe Transporti Hekurudhor
-
Planifikimi dhe Lëvizshmëria Urbane – Mobiliteti i Mençur
​
Rreth Programit
​
Ky program trevjeçar synon të ofrojë një edukim cilësor dhe të integruar në fushën e inxhinierisë së trafikut dhe transportit. Përmes kombinimit të teorisë, praktikës dhe projekteve ndërvepruese, studentët pajisen me aftësi të avancuara për të adresuar sfidat e sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë në
-
sektorët rrugor,
-
hekurudhor dhe të
-
mobilitetit urban të mençur.
Programi synon të përgatisë profesionistë të aftë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës së trafikut dhe transportit, përmes njohurive teknike, kërkimit të aplikuar dhe bashkëpunimit me industrinë dhe institucionet përkatëse.
Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në gjendje:
-
Njohin çështjet të ndryshme etike akademike, profesionale dhe kërkimore;
-
Punojnë në mënyrë individuale dhe grupore në probleme teorike dhe praktike;
-
Zhvillojnë aftësi analitike dhe praktike në zgjidhjen e probleme komplekse;
-
Komunikojnë dhe paraqesin punën e tyre duke përdorur gjuhën dhe terminologjinë akademike;
-
Njohin rëndësinë e ndërlidhjes në mes të ekonomikes së transportit dhe infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.
Studimet zgjasin tri vite, të ndara në gjashtë semestra. Totali i kredive/ECTS që studenti duhet të arrijë për të marr titullin Bachelor Profesional në Inxhinierinë e Trafikut dhe Trasnportit - Specializimi përkatës është 180 ECTS.
​
Pagesa për vit akademik është 1800 euro.
Kategoritë e zbritjeve janë aplikimi i hershëm, zbritje për kandidatët nga e njëjta familje, për kandidatët e kategorive të caktuara më të cilët Kolegji ka marrëveshje bashkëpunimi apo edhe mënyra e pagesës ku studentët kanë këto lehtësira:
​
-
Pagesë me këste mujore,
-
Pagesë në gjashtë këste
-
Pagesë në katër këste
-
Pagesë në dy këste
-
Zbritje në rast të pagesave të menjëhershme
Tarifat e studimeve dhe pagesat për shërbime janë të rregulluara në Rregulloren mbi Përcaktimin e Procedurave, Traifave për studime dhe trajnime, neni 2.
​
Trafiku dhe Transporti Rrugor
Specializimi Trafiku dhe Transporti Rrugor do t'u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe praktike bashkëkohore në fushën e Trafikut dhe Transportit Rrugor duke ju ofruar edukim bashkëkohor përmes të mësuarit ndërveprues, kërkimit të aplikuar dhe punës praktike për të përmbushur nevojat e tregut të punës me profesionistë të fushës së inxhinierisë së trafikut dhe transportit, si dhe së bashku me akterët përkatës të mbështesë trendet e zhvillimit të qëndrueshëm në inxhinierinë e transportit dhe trafikut.
Pas përfundimit të studimeve në specializimin Trafiku dhe Transporti Rrugor studentët do të:
• Kuptojnë rëndësinë e sigurisë në trafik dhe rregullat e trafikut;
• Njohin format e kontrollit të trafikut;
• Llogarisin kapacitetin dhe nivelin e shërbimit të infrastrukturës rrugore;
• Aplikojnë parimet themelore të projektimit të infrastrukturës rrugore;
• Njohin ndikimin e motorizimit në ndotjen e ambientit.
Pas përfundimit të studimeve, studentët mund të punojnë në:
• Institucione publike,
• Kompanitë e ndërtimit dhe projektimit të rrugëve,
• Kompani të Transportit publik,
• Kontrolla Teknike,
• Autoshkolla,
• Kompani të sigurimeve,
• Kompani të sinjalistikës rrugore etj. .
Viti I
Teknologji Informative
E Drejta në Trafik
Komunikim Akademik
Gjuhë Angleze I
Bazat e Trafikut dhe Transportit
Transporti Rrugor
Grafika Inxhinierike
Rregullat e Trafikut me Metodikë
Matematikë e Aplikuar
Gjuhë Angleze II
Viti II
Teknologjia e Transportit
Statistika dhe Probabiliteti
Mekanikë
CAD
Gjuhë Gjermane
Ndërmarrësia
Softueret aplikativ
Planifikimi Urban
Siguria në Trafik
Infrastruktura Rrugore
Mjetet Motorike
Teknika e trafikut urban
Menaxhment dhe marketing
Mjekësia në trafik
Viti III
Mekanizmat për Ngarkim dhe Shkarkim
Ekonomika e Transportit
Rregullimi i Qarkullimit në Trafik
Transporti dhe Logjistika
Metodat e Hulumtimit në Trafikun Rrugor
Psikologjia e Komunikacionit
Projektimi në Komunikacion
Projekt i Pavarur – Punimi i Diplomës
.png)



