top of page

Organizata Studentore

Qeverisja studentore luan një rol themelor në krijimin e një mjedisi të hapur, demokratik dhe gjithëpërfshirës, ku studentët kanë një zë të fuqishëm dhe aktiv në proceset vendimmarrëse që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre akademike dhe sociale. Përmes strukturave të mirëorganizuar dhe të qarta, qeverisja studentore garanton që opinioni i studentëve të jetë një faktor vendimtar në zhvillimin e politikave dhe programeve universitare.

Këto përpjekje përfshijnë përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, krijimin e kushteve optimale për studim dhe jetesë, si dhe organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe sociale.

bottom of page