top of page

Zyra për Sigurimin e Cilësisë 

Sigurimi i cilësisë si prioritet kryesor!


Akademia ka krijuar një sistem të brendshëm për sigurimin e cilësisë, i bazuar në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimin e lartë. Ky sistem synon të sigurojë zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programeve akademike, infrastrukturës dhe shërbimeve.

Struktura dhe përgjegjësitë

Zyra për Sigurimin e Cilësisë organizon dhe monitoron proceset e vlerësimit dhe përmirësimit, duke bashkëpunuar ngushtë me stafin akademik dhe administrativ. Raportet dhe rezultatet ndahen me menaxhmentin dhe organet përgjegjëse për të siguruar vendimmarrje të informuar.

Procesi i vlerësimit

Vlerësimi i cilësisë përfshin:

  • Vlerësime nga studentët për programet, infrastrukturën dhe stafin akademik

  • Vetëvlerësime nga stafi akademik dhe administrativ

  • Vlerësime nga Alumni dhe punëdhënësit për përshtatshmërinë e programeve me tregun e punës.

Rezultatet e vlerësimeve përdoren për të hartuar plane për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Angazhimi për përmirësim të vazhdueshëm

Akademia ka zhvilluar mekanizma të qartë dhe burime të mjaftueshme për të mbështetur sigurimin e cilësisë, përfshirë:

  • Përmirësimin e metodave të mësimdhënies dhe infrastrukturës

  • Përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në procesin e vlerësimit

  • Promovimin e një kulture të bazuar në cilësi dhe inovacion.

Zyra për Sigurimin e Cilësisë vazhdon të punojë për të përmbushur standardet më të larta dhe për të mbështetur zhvillimin akademik dhe institucional.

bottom of page