U mbajt workshop për fuqizimin e bashkëpunimit kërkimor dhe identifikimin e ekspertizave të stafit akademik
- Feb 5
- 1 min read

Në ambientet e Kolegji Tempulli u mbajt workshopi me stafin akademik i organizuar nga Prof. Mevlan Bixhaku, me fokus në fuqizimin e kapaciteteve kërkimore dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor në fushën e hulumtimit shkencor.
Gjatë aktivitetit, secili anëtar i stafit akademik prezantoi fushat e tij/saj të ekspertizës, përvojat profesionale, angazhimet në projekte dhe aktivitetet e mëparshme kërkimore.
Workshopi shërbeu si platformë për identifikimin e kompetencave komplementare ndërmjet stafit, me qëllim krijimin e ekipeve kërkimore që kombinojnë ekspertizën profesionale me metodologjinë shkencore dhe zhvillimin akademik.
Përmes këtij aktiviteti, Kolegji Tempulli synon të forcojë kulturën institucionale të hulumtimit, të promovojë bashkëpunimin ndërmjet stafit akademik dhe të krijojë mundësi për projekte dhe publikime të përbashkëta në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
.png)


