U mbajt me sukses trajnimi për grupin e parë në vend për ESG Specialist në Transport dhe Logjistikë
- Apr 30
- 1 min read
Në ambientet e Kolegji Tempulli u mbajt me sukses trajnimi pilot “ESG Specialist on Transport and Logistics”, i cili u zhvillua gjatë tri ditëve 25, 27 dhe 28 prill 2026. Trajnimi përfshiu 10 kandidatë nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë logjistikën, transportin, institucionet publike, prodhimin, dhe shoqata të transportit dhe logjistikës.
Ky trajnim pilot u realizua në kuadër të programit SEE-GL dhe kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në fushën e qëndrueshmërisë, parimeve ESG, normave ligjore, dimensionit mjedisor, si dhe përdorimit të mjeteve digjitale në sektorin e transportit dhe logjistikës.
Gjatë trajnimit, trajnerët aplikuan metoda bashkëkohore dhe interaktive të mësimdhënies, duke përfshirë studime rasti nga industria reale, diskutime në grup, analiza të praktikave më të mira nga sistemet e transportit në BE dhe përdorimin e pyetësorëve për vlerësim dhe reflektim.
Pjesëmarrësit përfaqësuan një grup multidisiplinar, duke sjellë përvoja dhe perspektiva të ndryshme nga sektori privat dhe institucional. Interesi për këtë trajnim ishte i lartë, me një numër të madh aplikimesh, çka ka nxitur planifikimin për organizimin e një trajnimi të dytë në të ardhmen e afërt.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve profesionale për integrimin e parimeve ESG në sektorin e transportit dhe logjistikës, duke kontribuar në ndërtimin e një industrie më të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
.png)










