U mbajt fokus grupi i radhës me studentë në kuadër të sigurimit të cilësisë në Kolegjin Kolegji Tempulli
- May 21
- 1 min read

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për avancimin e cilësisë institucionale dhe përmirësimin e përvojës studentore, Zyra për Sigurimin e Cilësisë në Kolegji Tempulli organizoi fokus grupin e dytë me studentë gjatë muajit maj 2026.

Qëllimi i këtij fokus grupi ishte vlerësimi i mëtejmë i shërbimeve mbështetëse për studentë, niveli i besimit të studentëve ndaj mekanizmave institucionalë, si dhe qartësia dhe efektiviteti i proceseve të feedback-ut nga studentët si dhe vegëzat e publikimit të rezultateve. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit ndanë përvojat, rekomandimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me shërbimet akademike dhe administrative, komunikimin institucional dhe mënyrat e përfshirjes së studentëve në proceset e vendimmarrjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Zyra për Sigurimin e Cilësisë përgatitë raportet e fokus grupeve dhe i përcjellë ato tek menaxhmenti i institucionit për analizë të mëtejme dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe rritjes së kënaqësisë së studentëve.
.png)


