Konkurs për vend të lirë pune
- Apr 4
- 2 min read

BPrAL Kolegji Tempulli për të plotësuar nevojat e Kolegjit shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:
- Koordinator/e programi
1. Roli
Kjo pozitë është përgjegjëse për menaxhimin e integruar të proceseve akademike, administrative të institucionit. Roli siguron funksionimin efikas të sistemit akademik dhe institucional, duke vepruar si autoritet kryesor operacional në koordinimin ndërmjet njësive akademike dhe administrativ.
2. Përgjegjësitë
- Koordinon aktivitetet akademike në programet shkencore dhe profesionale.
- Harton raportin e detajuar vjetor të aktiviteteve akademike dhe e përcjell për aprovim në Këshillin Akademik.
- Shqyrton paraprakisht planin buxhetor vjetor dhe atë afatmesëm për realizimin e aktiviteteve akademike dhe e përcjell për aprovim në Këshillin Drejtues.
- Shqyrton planet dhe programet mësimore të paraqitura nga koordinatorët e programeve dhe i paraqet në Këshillin Akademik për vlerësim.
- Ndjek në vazhdimësi aktivitetin akademik të institucionit dhe propozon ndryshimet e nevojshme për përmbushjen e standardeve të cilësisë.
- Analizon dhe publikon rezultatet e vlerësimit të sigurimit të cilësisë dhe propozon planin e përmirësimit në Këshillin Akademik.
- Jep mendim profesional në Këshillin Akademik lidhur me propozimet për zgjedhjen dhe emërimin e mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve dhe titujve profesionalë.
- Monitoron dhe përcjell ngarkesën e stafit akademik.
- Propozon nevojat për zhvillim profesional dhe akademik të stafit, si dhe nevojat për angazhimin e kuadrove të reja.
- Ushtron funksione të tjera në përputhje me Statutin dhe rregulloret e institucioni.
3. Kualifikimet
- Diplomë universitare (preferohet Master/PhD) në fusha relevante akademike.
- Përvojë pune së paku 3–5 vite në arsim të lartë, menaxhim akademik ose administrim institucional.
- Përvojë në koordinimin e programeve studimore dhe proceseve akademike.
- Njohuri të avancuara të proceseve të akreditimit dhe sigurimit të cilësisë.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, menaxhuese dhe vendimmarrëse.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi ndërinstitucional.
- Njohuri në menaxhimin e sistemeve digjitale dhe platformave akademike.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Integritet i lartë profesional dhe aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
Vendi i punës: BPrAL Kolegji Tempulli, Rr.Eduard Lir, 157, Lagja Arbëria, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: info@tempulli.org duke shkruar në subjekt pozitën të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 04.04.2026 deri me 04.05.2026
.png)


