top of page

Konkurs për vend të lirë pune

  • Apr 4
  • 2 min read

BPrAL Kolegji Tempulli për të plotësuar nevojat e Kolegjit shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:

Koordinator/e për Qendrën e Trajnimit dhe Certifikimit Profesional


1. Roli

Kolegji Tempulli kërkon një Koordinator/e për Qendrën e Trajnimit dhe Certifikimit Profesional, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për zhvillimin, koordinimin dhe zbatimin e programeve të trajnimit profesional për palët e interesit.

Pozita ka për qëllim organizimin dhe administrimin trajnimeve, certifikimeve dhe programeve të zhvillimit të vazhdueshëm. Koordinatori/ja do të luajë rol kyç në identifikimin e nevojave të tregut të punës, promovimin e trajnimeve, zhvillimin e programeve relevante të trajnimit dhe ndërtimin e partneriteteve me sektorin privat, institucionet publike dhe organizata të tjera.


2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

- Zhvillon dhe zbaton strategjinë e Qendrën e Trajnimit dhe Certifikimit Profesional në përputhje me objektivat e Kolegjit.

- Identifikon nevojat për trajnim në tregun e punës dhe harton programe trajnimi në përputhje me këto nevoja.

- Organizon dhe koordinon trajnime profesionale, ëorkshope, seminare dhe programe certifikuese.

- Bashkëpunon me ekspertë, trajnerë dhe institucione për zhvillimin dhe ofrimin e trajnimeve cilësore.

- Ndërton dhe mirëmban partneritete me kompani dhe organizata për ofrimin e trajnimeve dhe mundësive për zhvillim profesional.

- Koordinon dhe administron pjesëmarrjen e kandidatëve në programe trajnimi dhe monitoron progresin e tyre.

- Promovon programet dhe aktivitetet e Qendrës e Trajnimit dhe Certifikimit Profesional brenda dhe jashtë institucionit.

- Menaxhon databaza të pjesëmarrësve, trajnerëve dhe partnerëve.

- Bashkëpunon me stafin akademik për integrimin e elementeve praktike dhe profesionale në programe studimore.

- Përgatit raporte periodike për aktivitetet dhe arritjet e Qendrës.

- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit, në përputhje me pozitën


3. Kualifikimet e kërkuara

- Diplomë universitare (preferohet Master) në Menaxhim, Edukim, Burime Njerëzore, Ekonomi ose fusha të ngjashme.

- Përvojë pune së paku 2–3 vite në trajnime.

- Përvojë në akreditimin, organizimin dhe menaxhimin e trajnimeve dhe aktiviteteve profesionale.

- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe koordinimi.

- Përvojë në bashkëpunim me sektorin privat dhe ndërtim partneritetesh.

- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.

- Njohuri të mira të tregut të punës dhe zhvillimeve profesionale.

- Aftësi në përdorimin e mjeteve digjitale dhe platformave të trajnimit (online/offline).

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh).

- Integritet profesional dhe aftësi për të punuar në ekip.Integritet profesional dhe aftësi për të punuar në ekip.


Vendi i punës: BPrAL Kolegji Tempulli, Rr.Eduard Lir, 157, Lagja Arbëria, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: info@tempulli.org duke shkruar në subjekt pozitën të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 04.04.2026 deri me 04.05.2026

 
 
bottom of page