top of page

Konkurs për vend të lirë pune

  • Apr 4
  • 3 min read

BPrAL Kolegji Tempulli për të plotësuar nevojat e Kolegjit shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:

Bartës/e të programit në fushën e Ndërtimtarisë/Konstruksione


1. Roli

Kolegji Tempulli kërkon Profesor full time, të cilët do të ushtrojnë rolin e Bartësit të Programit e fushën e Ndërtimtarisë. Bartësi i Programit është përgjegjës për udhëheqjen dhe realizimin akademik të programit, sigurimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin, zbatimin dhe përditësimin e kurrikulës dhe planprogrameve, si dhe për koordinimin e aktiviteteve akademike në përputhje me rregulloret institucionale dhe standardet profesionale të arsimit të lartë në fushën e e Ndërtimtarisë. Pozita ka rol kyç në integrimin e mësimdhënies teorike me praktikën profesionale, në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe në përfshirjen aktive të programit në proceset e akreditimit dhe zhvillimit akademik.


2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

- Ushtron rolin e Bartësit të Programit dhe mban përgjegjësi për realizimin akademik dhe funksionimin e rregullt të programit të studimit.

- Planifikon, zhvillon dhe realizon mësimdhënie në fushën e ekspertizës përkatëse, në përputhje me planprogramin dhe standardet akademike.

- Ofron konsultime akademike për studentët, sipas orarit të miratuar dhe nevojave të tyre akademike.

- Merr pjesë aktive në mbledhjet dhe aktivitetet akademike të organizuara nga strukturat përkatëse të Kolegjit.

- Kontribuon në zhvillimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës së programit, në përputhje me zhvillimet profesionale dhe kërkesat e fushës së Ndërtimtarisë.

- Angazhohet në proceset e akreditimit dhe riakreditimit të programit studimor, në bashkëpunim me organet akademike dhe administrative.

- Kryen vlerësimin dhe notimin e studentëve në përputhje me rregulloret akademike dhe politikat institucionale.

- Zbaton metoda bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, duke integruar mësimin teorik me praktikën profesionale.

- Raporton rregullisht për punën dhe aktivitetet akademike pranë Koordinatorit dhe strukturave përkatëse.

- Realizon minimum dy (2) hulumtime shkencore gjatë vitit akademik, në përputhje me politikat kërkimore të institucionit.

- Mentoron dhe mbikëqyr tema diplome në nivelin Bachelor (BSc) dhe Master (MSc), sipas nevojës institucionale.

- Angazhohet në projekte akademike, kërkimore dhe zhvillimore, në përputhje me profilin dhe ekspertizën profesionale.

- Përgatit, zhvillon dhe përditëson materialet mësimore bazë dhe plotësuese për modulin/modulet që ligjëron.

- Kryen edhe detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në përputhje me fushëveprimin e pozitës dhe rregulloret institucionale.


3. Kualifikimet e kërkuara

- Diplomë Doktorature (PhD) në fushën e Ndërtimtarisë ose fusha të afërta; ekuivalente me Nivelin 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe nostrifikim nga MASHTI nëse diploma është fituar jashtë Republikës së Kosovës.

- Përvojë e dëshmuar në mësimdhënie universitare prej së paku 3 vitesh akademike (6 semestra).

- Të paktën 1 publikim shkencor për bachelor, dhe 2 për master në revista me impakt faktor >0, të indeksuara në Web of Science (WoS) ose Scopus, si autor i parë ose autor korrespondent.

- Përvojë në mentorim dhe mbikëqyrje të temave të diplomës në nivel Bachelor dhe/ose Master.

- Aftësi për zbatimin e metodave bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, përfshirë integrimin e praktikës profesionale në procesin mësimor.

- Integritet profesional, aftësi organizative dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.



Vendi i punës: BPrAL Kolegji Tempulli, Rr.Eduard Lir, 157, Lagja Arbëria, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit, hulumtimeve apo kualifikimeve përkatëse. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: info@tempulli.org duke shkruar në subjekt pozitën të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 04.04.2026 deri me 04.05.2026

 
 
bottom of page