Konkurs për vend të lirë pune
- Apr 4
- 2 min read

BPrAL Kolegji Tempulli për të plotësuar nevojat e Kolegjit shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:
Zyrtar/e për Zyrën e Karrierës
1. Roli
Kolegji Tempulli kërkon një Zyrtar/e për Zyrën e Karrierës, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për zhvillimin, koordinimin dhe zbatimin e shërbimeve të karrierës për studentët dhe alumnët. Pozita synon të lehtësojë tranzicionin e studentëve nga studimet në tregun e punës, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat, institucionet publike dhe partnerë të tjerë relevantë.
Zyrtari/ja do të ketë rol kyç në organizimin e aktiviteteve të orientimit në karrierë, praktikave profesionale, trajnimeve dhe eventeve që rrisin punësueshmërinë e studentëve, si dhe në zhvillimin e partneriteteve strategjike me punëdhënësit.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Zhvillon dhe zbaton strategjinë e Zyrës së Karrierës në përputhje me objektivat e Kolegjit.
- Ofron këshillim individual dhe grupor për studentët lidhur me orientimin në karrierë, përgatitjen për punësim dhe zhvillimin profesional.
- Ndërton dhe mirëmban bashkëpunime me kompani, institucione dhe organizata për mundësi praktike dhe punësimi.
- Organizon panaire karriere, trajnime, punëtori dhe aktivitete të tjera për zhvillimin e aftësive të buta dhe profesionale.
- Koordinon programet e praktikës profesionale dhe monitoron progresin e studentëve gjatë praktikës.
- Ndihmon studentët në përgatitjen e CV-ve, letrave motivuese dhe përgatitjen për intervista pune.
- Mbledh dhe analizon të dhëna mbi punësimin e të diplomuarve dhe raporton rregullisht tek menaxhmenti.
- Bashkëpunon me stafin akademik për integrimin e elementeve të karrierës në kurrikulë.
- Promovon aktivitetet dhe shërbimet e Zyrës së Karrierës brenda dhe jashtë institucionit.
- Mirëmban databaza të punëdhënësve dhe alumnëve.
- Përgatit raporte periodike për aktivitetet dhe rezultatet e Zyrës së Karrierës.
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit, në përputhje me pozitën.
3. Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare (preferohet Master) në Menaxhim, Burime Njerëzore, Edukim, Psikologji, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune së paku 2–3 vite në fusha relevante.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe këshillimi.
- Përvojë në bashkëpunim me sektorin privat dhe ndërtim partneritetesh.
- Aftësi organizative dhe menaxhuese të shkëlqyera.
- Njohuri të mira të tregut të punës dhe trendeve të punësimit.
- Aftësi për përdorimin e mjeteve digjitale dhe platformave të karrierës.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh).
- Integritet profesional dhe aftësi për të punuar në ekip.
Vendi i punës: BPrAL Kolegji Tempulli, Rr.Eduard Lir, 157, Lagja Arbëria, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: info@tempulli.org duke shkruar në subjekt pozitën të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 04.04.2026 deri me 04.05.2026
.png)


