top of page

Konkurs për vend të lirë pune

  • Apr 4
  • 2 min read

BPrAL Kolegji Tempulli për të plotësuar nevojat e Kolegjit shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:

Zyrtar/e për shërbime administrative


1. Roli

Kolegji Tempulli kërkon një Zyrtare/e për Administratë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për koordinimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e proceseve administrative në institucion.

Pozita ka për qëllim sigurimin e funksionimit efikas të administratës, menaxhimin e dokumentacionit zyrtar, mbështetjen e proceseve akademike dhe administrative, si dhe koordinimin ndërmjet njësive organizative. Zyrtari/ja luan rol kyç në zbatimin e procedurave institucionale, organizimin e punës administrative dhe mbështetjen e strukturave drejtuese në proceset operative.


2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

- Koordinon dhe mbikëqyr administratën e përgjithshme në të gjitha njësitë e Kolegjit.

- Siguron zbatimin e procedurave administrative dhe standardeve institucionale.

- Koordinon rrjedhën e dokumentacionit administrativ ndërmjet njësive.

- Zhvillon dhe mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentacionit.

- Përgatit shkresa zyrtare, vendime, njoftime dhe dokumente për nënshkrim nga menaxhmenti.

- Koordinon komunikimin zyrtar dhe administrativ brenda institucionit.

- Organizon mbledhje administrative dhe akademike, përgatit rendin e ditës dhe procesverbalet.

- Evidenton dhe arkivon vendimet dhe ndjek zbatimin e konkluzioneve të mbledhjeve.

- Mbështet proceset administrative akademike, përfshirë orarin mësimor, dokumentacionin e ligjëratave, praktikave dhe diplomave.

- Administron dosjet e stafit dhe përgatit dokumentacion për angazhimet e tyre (kontrata, vendime, etj.).

- Evidenton oraret, angazhimet dhe pushimet e stafit.

- Mbështet proceset e rekrutimit dhe orientimit administrativ të stafit. Bashkëpunon me njësitë relevante për sigurimin e funksionimit efikas të proceseve institucionale.

- Organizon procesin e diplomimit të studentëve.

- Përgatit raporte periodike për aktivitetet administrative.

- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit, në përputhje me pozitën.


3. Kualifikimet e kërkuara

- Diplomë universitare (preferohet Master) në Menaxhim, Administratë Publike, Juridik, Ekonomi ose fusha të ngjashme.

- Përvojë pune së paku 2–3 vite në administratë ose pozita të ngjashme.

- Përvojë në organizimin dhe menaxhimin e proceseve administrative dhe dokumentacionit.

- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi.

- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.

- Njohuri të mira të procedurave administrative dhe dokumentacionit zyrtar.

- Aftësi në përdorimin e mjeteve digjitale dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve.

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh).

Integritet profesional dhe aftësi për të punuar në ekip


Vendi i punës: BPrAL Kolegji Tempulli, Rr.Eduard Lir, 157, Lagja Arbëria, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:


Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: info@tempulli.org duke shkruar në subjekt pozitën të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 04.04.2026 deri me 04.05.2026

 
 
bottom of page