Kolegji Tempulli Takon Përfaqësuesit e HWK Region Stuttgart për Zgjerimin e Bashkëpunimit në Arsim dhe Aftësim Profesional
- May 20
- 1 min read

Kolegji Tempulli mori pjesë në takimin e Klasterit për Arsim dhe Aftësim Profesional, të organizuar nga OEGJK, ku u zhvillua edhe takimi njoftues me përfaqësuesit e HWK Region Stuttgart nga Gjermania.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, me fokus të veçantë në programet e mobilitetit për studentë dhe staf, shkëmbimin e përvojave në sistemin dual të arsimit, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës.
HWK Region Stuttgart, si një nga odat më të rëndësishme gjermane në fushën e zejtarisë dhe profesioneve të specializuara, prezantoi përvojën e saj në zhvillimin e fuqisë punëtore, certifikimin profesional dhe bashkëpunimin me bizneset dhe institucionet arsimore.
Kolegji Tempulli mbetet i përkushtuar në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim dhe aftësim profesional.
.png)








