Kolegji Tempulli organizoi punëtori me stafin akademik për rishikim të syllabusëve.
- Jan 13
- 1 min read

Punëtoria u mbajt më 13 Janar, 2026 në ambientet e Kolegjit Tempulli dhe kishte për qëllim trajtimin e detajuar të syllabuseve të lëndëve dhe përditësimin e tyre në përputhje me zhvillimet akademike dhe nevojat e tregut të punës.
Gjatë punëtorisë, stafi akademik diskutoi strukturën e syllabuseve, harmonizimin e rezultateve të të nxënit, përcaktimin e literaturës dhe materialeve mësimore, si dhe metodat e realizimit dhe vlerësimit të procesit mësimor. Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i cilësisë së mësimdhënies dhe përshtatja e përmbajtjeve akademike me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë.
Përmes kësaj punëtorie, Kolegji Tempulli riafirmon përkushtimin e tij për zhvillim të vazhdueshëm akademik dhe përmirësim të cilësisë së programeve studimore në funksion të përgatitjes profesionale të studentëve.
.png)


