top of page

Kolegji Tempulli organizoi fokus grup me përfaqësues të industrisë

  • Mar 16
  • 1 min read

Kolegji Tempulli organizoi një takim të fokus grupit me përfaqësues të industrisë dhe sektorëve relevantë, me qëllim diskutimin e nevojave të tregut të punës, kompetencave të kërkuara për të diplomuarit dhe relevancës së programeve studimore.


Në takim morën pjesë 10 përfaqësues nga kompani të logjistikës, transportit, prodhimit, distribuimit farmaceutik, asociacione dhe institucione të ndryshme. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e harmonizimit të programeve akademike me zhvillimet e tregut të punës dhe nevojat reale të industrisë.


Përfaqësuesit e industrisë theksuan rëndësinë e aftësive praktike, kompetencave digjitale, komunikimit profesional dhe përfshirjes së studentëve në projekte reale dhe praktikë profesionale gjatë studimeve. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Tempulli dhe partnerëve të industrisë përmes ligjëratave profesionale, praktikave dhe projekteve të përbashkëta.


Fokus grupi u koordinua nga Koordinatorja e Sigurimit të Cilësisë, Sara Fusha Osmani, e cila falënderoi pjesëmarrësit për kontributin dhe rekomandimet e dhëna në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsim.

 
 
bottom of page