Zyra për Sigurimin e Cilësisë
Sigurimi i cilësisë si prioritet kryesor!
Akademia ka krijuar një sistem të brendshëm për sigurimin e cilësisë, i bazuar në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimin e lartë. Ky sistem synon të sigurojë zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programeve akademike, infrastrukturës dhe shërbimeve.
Struktura dhe përgjegjësitë
Zyra për Sigurimin e Cilësisë organizon dhe monitoron proceset e vlerësimit dhe përmirësimit, duke bashkëpunuar ngushtë me stafin akademik dhe administrativ. Raportet dhe rezultatet ndahen me menaxhmentin dhe organet përgjegjëse për të siguruar vendimmarrje të informuar.
Procesi i vlerësimit
Vlerësimi i cilësisë përfshin:
-
Vlerësime nga studentët për programet, infrastrukturën dhe stafin akademik
-
Vetëvlerësime nga stafi akademik dhe administrativ
-
Vlerësime nga Alumni dhe punëdhënësit për përshtatshmërinë e programeve me tregun e punës.
Rezultatet e vlerësimeve përdoren për të hartuar plane për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.
Angazhimi për përmirësim të vazhdueshëm
Akademia ka zhvilluar mekanizma të qartë dhe burime të mjaftueshme për të mbështetur sigurimin e cilësisë, përfshirë:
-
Përmirësimin e metodave të mësimdhënies dhe infrastrukturës
-
Përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në procesin e vlerësimit
-
Promovimin e një kulture të bazuar në cilësi dhe inovacion.
Zyra për Sigurimin e Cilësisë vazhdon të punojë për të përmbushur standardet më të larta dhe për të mbështetur zhvillimin akademik dhe institucional.