Instruktor i shoferëve

Kushtet dhe qëllimi i trajnimit :

“Instruktor i shoferëve” është personi i autorizuar për aftësim të kandidatëve për shoferë nga pjesa praktike për kategorinë përkatëse.

Instruktori i shoferëve aftëson kandidatët për patentë shofer për kategoritë përkatëse të automjeteve, duke i mësuar/ushtruar ata për sjellje të sigurt në trafik. Instruktori i shoferëve aftëson kandidatët për shkathtësi për ngasje të sigurt sipas rregullave dhe shenjave të trafikut. Instruktori i shoferëve është i ulur pranë kandidatit dhe i shpjegon kandidatit teknikën e ngasjes, përdorimin e pajisjeve aktive dhe pasive, përdorimin e pajisjeve të transmisionit të automjetit, etj. Instruktori i shoferëve ka për detyrë të aftësojë dhe të edukojë kandidatët për sjellje dhe veprime të kulturuara në rrugë duke treguar qëndrim pozitiv ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Kushtet për konkurrim në shkollimin për instruktor të shoferëve:

  • Mosha – së paku njëzet e pesë (25) vjeç;
  • Certifikata mjekësore;
  • Letërnjoftimi;
  • Përgatitja e mesme shkollore;
  • Posedojë patentë shoferin e kategorisë B së paku pesë (5) vite;
  • Certifikata e gjendjes penale, që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë (6) muaj burgim.

 

Pas përfundimit të shkollimit për Instruktor të shoferëve, kandidati duhet të aplikojë për tu pajisur me “Licencë të instruktorit të shoferëve”. Licenca është dokument publik të cilën e lëshon Ministria përkatëse për transport, që dëshmon të drejtën për të aftësuar kandidatët për shofer nga pjesa praktike.